Kryministri, Albin Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi e marrëdhënieve të forta Kosovë-SHBA

kryministri albin kurti vizita e shefit te cia s deshmi e marredhenieve te forta kosove shba
kryministri albin kurti vizita e shefit te cia s deshmi e marredhenieve te forta kosove shba

Moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar kryeministri Albin Kurti takimin me shefin e inteligjencës amerikane, Williams Burns, të mbajtur të premten. Tek ka komentuar mbi takimin, shefi i ekzekutivit ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i menaxhuar suksesshëm sfidat e brendshme të sigurisë, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit demokratik

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar të premten drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Williams Burns, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë.

Një ditë pas takimit të paparalajmëruar me presidenten Vjosa Osmani, shefi i inteligjencës amerikane mëngjesin e së premtes ka shkuar në zyrë të Kurtit, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Para dhe gjatë takimit, pjesëtarë të shumtë të Policisë e kanë siguruar perimetrin përreth objektit të Qeverisë.

Pas gati një orësh takim, Zyra e kryeministrit ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën ka bërë të ditur se vizita e drejtorit të CIA-s e përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →