Kryente blerje online me karta të rreme, arrestohet i riu në Tiranë. Çfarë i sekuestroi policia

kryente blerje online me karta te rreme arrestohet i riu ne tirane cfare i sekuestroi policia
kryente blerje online me karta te rreme arrestohet i riu ne tirane cfare i sekuestroi policia

Policia në Tiranë ka ndaluar një 25-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”.

I riu dyshohet se kryente blerje online me karta krediti të rreme. Policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 makinë, 2 celularë, 1 laptop dhe mbi 400 euro.

“Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Virtual shade”.

Gjatë këtij operacioni është ndaluar shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Francë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →