Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu raportohet se ka kërkuar një “takim personal” me Donald Trump teksa ai është në SHBA këtë javë.
Netanyahu pritet të takohet me Joe Biden, Kamala Harris dhe politikanë të tjerë në Capitol Hill pasi u ftua të flasë para zyrtarëve amerikanë disa muaj më parë.
Ekipi i tij dhe ai i Trump kanë “diskutuar ditët e fundit mundësinë e takimit të dy liderëve ballë për ballë, potencialisht në Florida”, raportoi Politico.
Po ashtu mësohet se edhe pse Trump nuk ka rënë dakord për një takim, ai nuk e ka hedhur poshtë plotësisht idenë.
Politico tha se një burim i saj raportoi se takimi ka të ngjarë të jetë më vonë gjatë javës pas një mitingu të Trump në Karolinën e Veriut të enjten.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co