Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi është marrë në pyetje prej orës 10 të paradites.
Në dalje Kryemadhi është ndalur të flasë për mediat, ku ndër të tjera tha se mendon se e ka ezauruar tanimë pjesën e pyetjeve, ku u mor si person që ka dijeni.
“I dhashë përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë” tha fillimisht ajo.
Ajo po ashtu u pyet edhe për ndërhyrjet estetike, për të cilat tha se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, ndërsa pohoi se ka bërë botox, sipas saj si të gjithë burrat dhe gratë.
“Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Cdo gruan që mirëmbahet dhe që kërkon korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Botox kam bërë si të gjitha gratë dhe burrat” shtoi kryemadhi.
Kryemadhi u pyet edhe për telefonin dhe për frikën e mundshme për atë që mund të zbulohet, ajo tha prerazi se aty ka vetëm gjëra të bukura: Le ta mbajnë se s’ka ndonjë gjë në celularin tim. Kam vetëm gjëra të bukura.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co