
TIRANE
Ne Selinë e Shenjtë, Kryegjyshata Boterore Bektashiane ka organizuar një event kushtuar tre figurave të shquara të bektashizimit. Ata janë Baba Sherif Canometaj i njohur edhe si “Pëllumb i Bektashizimit”, Dede Ahmet Myftari dhe Dede Ali Riza.
Gjatë ceremonisë, Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshati Boterore Bektashian tha se gjatë shërbimit si klerikë, me punën dhe kulturën e gjerë që zotëronin, ata gëzonin respektin e besimtarëve bektashianë.
Ermira Urupi, kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan ka pranuar dekoratën që Kryegjyshata Boterore Bektashiane i akordoi Baba Sherif Canometaj, një figurë e shquar atdhetare.
Dede Edmond Brahimaj u ka akorduar tituj mirënjohje edhe për kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gentian Llatja, kryetaren e Këshillit të Qarkut të Elbasan Ermira Urupi dhe Hamit Kabën. Drejtorin e Institutit të Historisë etj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co