Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi në qytetin e Lushnjës një aktivitet kushtuar 104-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike për Shqipërinë pas shpalljes së Pavarësisë.
E pranishme në këtë aktivitet, historiania Kaliopi Naska rrëfeu kontributin historik të komuniteteve fetare dhe harmoninë e tyre, në marrjen e vendimeve të përbashkëta gjatë Kongresit të Lushnjes.
I pranishëm në këtë aktivitet, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tregoi mbështetjen që besimtarët bektashinj i ofruan qeverisë së zgjedhur pas punimeve të Kongresit të Lushnjes.
Kongresi i Lushnjës i nisi punimet më 21 Janar 1920, duke i përfunduar më 31 Janar, kryesuar nga Aqif Pashë Elbasani, prej nga ku u miratua Akti Kushtetues, për pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar. Gjithashtu, Kongresi formoi qeverinë demokratike me kryeministër Sulejman Delvinën, si dhe i hapi rrugën Luftes Çlirimtare te Vlorës dhe themelimit të shtetit shqiptar të lire dhe të pavarur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co