Toni Kros tashmë e ka marrë vendimin e tij përfundimtar. Ndeshja kundër Dortmundit në finalen e Ligës së Kampioneve do të jetë e fundit për të me fanellën e Realit. Më pas “Euro 2024’ me Gjermaninë para se të varë këpucët në gozhdë.
Gjermani po largohet si mesfushori më i suksesshëm në ligat kryesore (94.6% saktësi në pasime). Dhe kjo, që është vetëm një “meze”, që shërben si shembull i rezultateve të radiografisë që gazeta “AS”, në bashkëpunim me “Opta”, i kanë bërë një futbollisti legjendar. Unik, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Më të mirët, në çdo modalitet, janë ata që e bëjnë atë që është e jashtëzakonshme të duket e lehtë. Dhe Toni, në heshtjen e tij thjesht gjermane, ka bërtitur futboll. “Ai është gjëja më e afërt me Federerin në këtë sport”, tha Rikelme. Elegant por mbi të gjitha preciz.
SHIFRAT – Ai debutoi me fanellën e bardhë më 25 gusht 2014 (Ançeloti ishte trajner). Që atëherë, ai është lojtari i Realit të Madridit me më shumë ndeshje (463), më shumë asiste (92), pasime të përfunduara (31,769) dhe shanse të krijuara (967) në të gjitha kompeticionet. Shkon më tej: absolutisht askush nuk ka kryer më shumë pasime se ai në La Liga (20,672) dhe vetëm Mesi (98) dhe Luis Suarez (74) kanë arritur të japin më shumë asistime (70, si Benzema).
Duke vendosur shiritin për lojtarët që kanë bërë të paktën 700 pasime në të tretën e fundit, Toni është ai që firmos më së shumti (88.2%; të paktën në “epokën” “Opta”: që nga sezoni 2005-2006).
SAKTËSI – Kros donte të largohej si kampion dhe kështu ka bërë. Këtë e dëshmon edhe fakti se dje, një ditë pas njoftimit të largimit, ai është mesfushori me përqindjen më të lartë të saktësisë në pasime (94.6%). Gjithsej ai ka dhënë 33,911 pasime me Realin e Madridit, duke treguar një përqindje saktësie prej 93.8%. Ai është vetëm 89 pasime nga shifra 34,000 me Madridin.
Diçka e jashtëzakonshme, po të merret parasysh vështirësia e mbajtjes së kësaj shifre pas 463 ndeshjesh. Ai mund të largohet me një numër të rrumbullakosur: është një fitore larg nga numri 300 me të bardhët (299).
EUROPA – Duke parë Ligën e Kampionëve, Kros është lojtari që ka dhënë më shumë pasime (8,149) dhe ka realizuar me sukses më shumë pasime (7,662) që nga ardhja e tij në Madrid (94.02%).
Dhe që nga viti 2014, ai është ai që ka krijuar më shumë shanse për Madridin (967) dhe ka përqindjen më të lartë të pasimeve të mira në të gjitha garat (93.7%, duke vendosur shifrën prej të paktën gjashtë ndeshjesh të luajtura). Kur bëhet fjalë për pasimet nën presion, ai është mesfushori me përqindjen më të lartë: 94.6%.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co