
Klubi i PSG-së ka dashur të mbyllë çdo diskutim sa i përket të ardhmes dhe duket se ka lënë pas të gjitha zërat e krizës që mbërthyen parisienët kur ata rrezikonin vazhdimësinë në Ligën e Kampioneve.
Para ndeshjes ndaj Monakos, klubi ka bërë zyrtare 7 rinovime njëherësh, duke filluar nga trajneri Luis Enrike, i cili ka zgjatur marrëveshjen që ka me PSG deri në vitin 2027.
“PSG është shumë krenar të njoftojë për zgjatjen e kontratës të trajnerit Luis Enrike deri në vitin 2027, ashtu si edhe të lojtarëve të saj Ashraf Hakimi (2029), Vitinja (2029), Nunjo Mendes (2029) dhe Joram Zage (2028).
Ibrahim Mbaje dhe Naofel El Hanah kanë firmosur kontratat e tyre të para si profesionistë dhe tani janë të lidhur me klubin deri në vitin 2027”, shkruhej në njoftimin e PSG-së për këtë “breshëri” rinovimesh.
PANORAMASPORT.AL