Kritikoi gjyqtarin dhe drejtuesin e arbitrave, UEFA i vendos supergjobë Klaudio Ranierit

kritikoi gjyqtarin dhe drejtuesin e arbitrave uefa i vendos supergjobe klaudio ranierit
kritikoi gjyqtarin dhe drejtuesin e arbitrave uefa i vendos supergjobe klaudio ranierit

UEFA ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të dëgjojë kritika nga askush për gjyqtarët dhe mënyrën se si ata drejtojnë ndeshjen, edhe pse një kritikë e tillë ka ardhur nga një figurë e respektuar nga të gjithë si Klaudio Ranieri.



Ky i fundit, pas ndeshjes së Romës përballë Portos në Ligën e Europës, kritikoi hapur kryesorin gjerman Tobias Shtiler, i cili sipas tij kishte dhënë vendime të dukshme kundër italianëve. Ai nuk kurseu as italianin Roberto Roseti, i cili është personi që cakton gjyqtarët për ndeshjet ndërkombëtare në emër të UEFA-s.

“Roseti është njeri me integritet, çfarë duhet të tregojë një njeri serioz? Nuk e kuptoj. Dërgon në gjyqtar i cili ka këto të dhëna: në 21 ndeshje, ekipi që luan jashtë ka bërë vetëm 9 barazime, pjesën tjetër të ndeshjeve i ka fituar ekipi pritës. Siç e di unë, e di edhe ai:, tha Ranieri pas ndeshjes së parë ndaj Portos të cilën skuadra e tij e mbylli me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Kristantes. “Një mik i imi më tha se ai dërgoi Tejlor në finalen e Budapestit. Atëherë kuptohet gjithçka”, ishin fjalët e mëtejshëm të Ranierit për të cilat ai ka marrë një dënim shembullor.

UEFA ka bërë të ditur sot se trajneri italian është dënuar me një gjobë prej 20 mijë eurosh për këto deklarata. Një mesazh i qartë për këdo tjetër që tenton të sulmojë zgjedhjet e institucionit të futbollit sa u përket xhaketave të zeza.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →