“Kristjan Asllani luan titullar kundër Milanit”! Në Itali janë të sigurt: Do t’i jepet shansi të kthejë përgjigje për gabimin e bërë në Arabinë Saudite

kristjan asllani luan titullar kunder milanit ne itali jane te sigurt do ti jepet shansi te ktheje pergjigje per gabimin e bere ne arabine saudite
kristjan asllani luan titullar kunder milanit ne itali jane te sigurt do ti jepet shansi te ktheje pergjigje per gabimin e bere ne arabine saudite

Kristjan Asllani qëndroi në stol për ndeshjen e fundit të Interit. Shqiptari ka marrë gjithmonë kritika nga tifozët e Interit në javët e fundit, ndërsa gjithçka shpërtheu pas finales së Superkupës të humbur ndaj Milanit në Arabinë Saudite.

Atje Calhanoglu do të dëmtohej dhe Asllani hyri në fushë. Pas ndeshjes, shumë tifozë fajësuan Asllanin si fajëtorin e vetëm të asaj humbje. Ndërkohë në Itali, Gazzetta dello Sport shkruan se me bindje të plotë Asllani do ta nis nga minuta e parë derbin kundër Milanit. Fillimisht Interi do të luajë kundër Monaco në Champions League, por media italiane thekson se shqiptarit do t’i jepet shansi për t’i treguar tifozëve se gabuan me të pas ndeshjes me Milanin.

Calhanoglu do të rikthehet në stol nga dëmtimi pikërisht në atë derbi, por mesfushori i njohur do të jetë gati për të luajtur nga minuta e parë vetëm pas ndeshjes me Milanin dhe kjo do të thotë se Asllani ka edhe dy ndeshje të tjera hapësirë për të treguar vlerat e tij. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →