
Interi është njëri prej gjysmëfinalistëve të Kupës së Italisë. Zikaltrit do të përballen me Milanin për një vend në finale. Kristjan Asllani nuk do të mund të jetë i gatshëm në përballjen e parë me kuqezinjtë.
Mesfushori shqiptar ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë në Kupën e Italisë. Kështu, lojtari i Kombëtares shqiptare do ta humbë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit. Ballafaqimi i parë me kuqezinjtë do të zhvillohet më 2 prill, duke nisur nga ora 21:00./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news