
Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve nga “Globe Soccer”. Pjesëmarrës në këtë mbrëmje ishte edhe Kristiano Ronaldo, i cili është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Gjatë fjalimit të tij, portugezi ka thumbuar “Topin e Artë”, duke kritikuar vendimin e tyre për t’ia dhënë trofeun Rodrit dhe jo Viniciusit.
“Vinicius Xhuniori duhet ta kishte fituar trofeun, për mendimin tim kjo ishte e qartë. Ishte e padrejtë. Ja përse e dua “Globe Soccer Awards”. Ata janë të ndershëm”, ka thënë ndër të tjera Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news