Egnatia është përballur në ditën e sotme kundër Vllaznisë. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1. Goli i parë i takimit u shënua nga Regi Lushkja. Në minutën e parë të takimit, futbollisti i Egnatias tundi rrjetën dhe i dha avantazhi vendasve.
Ndërkohë kundërpërgjigja e Vllaznisë erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 56, Dodaj do të barazonte për Vllazninë. Kështu takimi përfundoi në shifrat 1-1, me dy ekipet që po ndajnë pikët. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “RTSH Sport”:
Brdariç: “Nëse me pyesni mua sot ishte Kristi Qarri që na e dha pikën. Ne e nisëm shumë keq ndeshjen dhe kundër ekipeve të forta nuk duhet ta bëjmë kështu. Nuk ta them që kemi pasur një aksion të mirë në pjesë të parë. Në të dytën treguam një fytyrë tjetër tonën. Egnatia është shumë e vështirë në shtëpi. Nuk më shqetëson faza ofensive për të ardhmen.
Siç e thashë performancën që bëmë në pjesën e parë nuk mund ta përsërisim më. Është shumë e vështirë që të rikthehesh në lojë. Nga pikëpamja ime siç u kthyem në pjesën e dytë, tregon që kemi karakter dhe mentalitet.
Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe e meritonim fitoren më shumë se Egnatia. Shpeshherë nuk duhet të luash futboll të bukur. Një pikë jashtë është sukses”
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news