Kreu i huliganëve vret anëtarin e familjes mafioze më të fuqishme

kreu i huliganeve vret anetarin e familjes mafioze me te fuqishme

Kreu i huliganëve vret anëtarin e një prej familjeve më të fuqishme mafioze të Ndragheta-s.

Andrea Beretta, 49 vjeç, drejtuesi i një grupi ultrasish të tifozëve Inter Milan, dyshohet se ka vrarë një tjetër pjesëtar të skenës së tifozëve.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Bereta. Sipas njoftimeve të ndryshme në media, viktima, Antonio Bellocco, i përket një prej familjeve më të fuqishme të Ndrangheta, mafia në rajonin jugor italian të Kalabrisë.

A1d7b6d38e14459f539841987d17b985,a530214b
A1d7b6d38e14459f539841987d17b985,a530214b

Po çfarë ka ndodhur?

Sipas avokatit të Beretta-s, të dy burrat po lëviznin me një makinë në periferinë e Milanos. Papritur ka pasur një debat mes të dyve para një studioje fitnesi, pas së cilës Bellocco ka plagosur Berettën me armë në këmbë. Kreu i huliganëve më pas pretendon se ka vepruar në vetëmbrojtje, duke përdorur një thikë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ai godet me thikë deri në dhjetë herë Belloccon-n, i cili pëson plagë të rënda në qafë, aq sa i shkaktojnë vdekjen.

Beretta, i plagosur në këmbë dhe u dërgua në një klinikë, atje ku edhe u arrestua nga karabinierët.

Beretta ka qenë kreu i grupit Ultra që nga viti 2022. Në atë kohë ai mori detyrën pas vdekjes së Vittorio Boiocchi, i cili u vra nga të shtënat me armë në Milano.

Në të njëjtin vit ai u dënua me gjashtë muaj arrest shtëpiak sepse injoroi urdhërin që i ndalonte hyrjen në stadiume.

Në vitin 2023, ai u përfshi në një grabitje pranë San Siros dhe u kthye në burg.

Pas sulmit fatal të së mërkurës, policia italiane tashmë ka frikë nga sulmet hakmarrëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →