Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia “dënon fuqishëm” vrasjen e shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij për gazetarët, Peskov reagoi për vrasjen e liderit të Hamasit, Haniyeh.
Duke theksuar se veprime të tilla janë kundër përpjekjeve për vendosjen e paqes në rajon, Peskov tha se ata besojnë se kjo mund të destabilizojë ndjeshëm situatën tashmë të tensionuar.
“Dënojmë fuqishëm sulmin që çoi në vdekjen e shefit të Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniyeh”, tha ai.
Vrasja e liderit të Hamasit në Iran
Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri iranian Massoud Pezeshkian.
Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane njoftoi në një deklaratë mëngjesin e 31 korrikut se një sulm është kryer në rezidencën e Haniyeh në Teheran.
Ndërsa Irani dhe Lëvizja Hamas fajësuan Izraelin për vrasjen, zyrtarët izraelitë u përmbajtën nga deklaratat për incidentin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co