
Fabio Kapelo mendon se Lamin Jamal është një lojtar i fortë dhe mund të bëhet kampion, por nuk mund të krahasohet kurrsesi me Lionel Mesin. Ish-trajneri i Realit të Madridit ka folur për mediat spanjolle edhe për Mbapenë dhe impaktin e tij në klubin “Galaktik”.
“Lamin është një talent i madh dhe në moshën e tij bën gjëra të jashtëzakonshme. Shoh që disa duan ta krahasojnë me Mesin, por ai nuk e ka gjenialitetin e tij. Është një lojtar ndryshe sepse Mesi ishte i lindur i tillë”, tha Kapelo.
Sigurisht që nuk mungonin pyetjet rreth ish-ekipit të tij. “Reali është një skuadër e madhe dhe ka lojtarë që ia vlen të shkosh në stadium për ta. Mbapesë iu deshën pak muaj për të kuptuar se çfarë do të thotë që të luash për Realin e Madridit. Nuk mund të bëj parashikime se ku do të shkojnë në këtë sezon, por di të them që kanë një ekip me cilësi dhe e nisin gjithmonë për të fituar gjëra të mëdha. Edhe këtë vit mos u befasoni në rast se do të fitojnë sërish”, ka thënë Fabio Kapelo.
PANORAMASPORT.AL