Kosovë/ Arrest shtëpie për zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit që dyshohet për korrupsion

kosove arrest shtepie per zyrtarin e ministrise se mjedisit qe dyshohet per korrupsion
kosove arrest shtepie per zyrtarin e ministrise se mjedisit qe dyshohet per korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ushtruesit të detyrës së sekretarit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Bytyqi është arrestuar të martën pasi Policia ka zhvilluar bastisje në objektin e Ministrisë dhe në shtëpinë e tij. Për këtë rast është vënë në kërkim Naser Hafizi, ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.

Gjatë bastisjes, Policia ka sekuestruar dokumente, por edhe armë e municion.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →