Vetëm gjatë muajit janar 2024 mbi dy mijë çifte në Kosovë i dhanë fund beqarisë, duke u kurorëzuar.
Ndërkaq po gjatë muajit janar, 155 çifte janë shkurorëzuar, shkruajnë mediat e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur nga Agjensia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Në muajin janar 2024 janë regjistruar 2,175 kurorëzime [brenda dhe jashtë Kosovës], kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 155 raste” – njofton (ASK).
Ndërsa nëse e krahasojmë me janarin e 2023 atëherë del që numri i kurorëzimeve gjatë janarit 2024 është në rritje, e shkurorëzimet janë të njëjta, pra nuk ka rritje apo ulje të shkurorëzimeve.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin janar 2024.
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartcekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co