Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot në orën 18:00 ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve. “Dardanët” luajnë në transfertën e Qipros, ku kanë mbërritur ditën e djeshme.
Para kësaj ndeshje, krah trajnerit ka folur edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Mbrojtësi u shpreh se skuadrës së tij i vlen vetëm fitorja në këtë ndeshje. “Ndeshja e nesërme (sotme) është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, ka deklaruar shkurtimisht Rrahmani.
Kosova është ndeshur dy herë në të shkuarën me Qipron dhe ka arritur t’i fitojë këto beteja.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co