
Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin e Dora Bakoyannis, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.
Raporti pro Kosovës u miratua me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Mësohet se dy vota kundër ishin nga deputetët përfaqësues të Serbisë, ndërsa përveç tyre votuan kundër edhe përfaqësuesit nga Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Sakaq, vota abstenim ka ardhur nga përfaqësuesi i Greqisë, ndërsa të gjithë përfaqësuesit e tjerë votuan pro.
Hapi i radhës për Kosovën do të jetë më 18 prill, kur ky votim do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co