Kosova e ka përfunduar me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve. Dardanët kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Lituaninë. Ekipit të drejtuar na Franko Foda i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të mposhtur përfaqësuesen baltike.
Muharrem Jashari është autori i golit të vetëm të këtij takimit, i cili u shënua pikërisht në minutën e 5.Por ndeshja nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për Jasharin. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke lënë kështu Kosovën me 10 lojtarë për 45 minuta. Lituania “flirtoi” me golin në pjesën e dytë, por pa mundur ta dërgonte topin në rrjetë. Ndeshja përfundoi me epërsinë minimale të dardanëve, të cilët tanimë i gëzohen vendit të dytë në grup./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news