
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë po takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar sërish me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.
Takimi i sotëm është vazhdim i takimit së javës së kaluar në të cilin kryenegociatorët nuk arritën ndonjë pajtim, ndonëse zoti Lajçak tha se “është ngushtuar hendeku” që ndan palët rreth kësaj çështjeje.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë akuzuar njëri tjetrin për mungesë të gjetjes së një zgjidhjeje lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.
Rregullorja ka nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi si dhe në tensionet ndërmjet palëve.
Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore./Voa/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co