Jo vetëm flamuri anti-Lazio i valëvitur nga Gianluca Mancini pas ndeshjes, por gjatë derbit të kryeqytetit ndaj Romës u pa edhe një tjetër episod, i cili do jetë subjekt i Prokurorisë së FIGC-së.
Në fundjavën kur Federata vendosi të rrisë kontrollet nga inspektorët federalë në emër të zero tolerancës ndaj diskriminimit, nuk munguan thirrjet raciste nga Curva Nord e Lazios. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për tre raste të frazave me bazë raciste ndajLukakut dhe Abrahamit.
Instancat përkatëse po përgatisin sanksionin e mundshëm, ku nuk përjashtohet mbyllja e një sektori të tifozërisë së Lazios. Mbështetësit e lacialëve janë akuzuar së fundmi nga Juventusi për thirrjet ndaj McKennie në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë, edhe pse Prokuroria nuk gjeti asnjë imazh apo audio për atë episod.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co