Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat është shprehur se kontratat koncesionare në shëndetësi qarkullojnë nëpërmjet të njëjtët personave.
“Procedurat e laboratorëve, sterilizimit dhe të sanitarizimit të spitaleve në Shqipëri vërtiten rreth një grushti të vogël kompanish e njerëzish të lidhur me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.
Vangjeli theksoi se “rrjeta e merimangave në ndryshime ortakërie nuk ka mundur të mbulojë përfituesit fundorë të cilët lidhen me kontratat më të majme të tenderave në shëndetësi, gjithashtu të koncesioneve e kontratave të drejtpërdrejta.”
Deklarata e plotë:
Procedurat e laboratorëve, sterilizimit dhe të sanitarizimit të spitaleve në Shqipëri vërtiten rreth një grushti të vogël kompanish e njerëzish të lidhur me njëri-tjetrin dhe pas të cilëve qëndrojnë vetë drejtuesit e shtetit e mbi të gjitha vetë Edi Rama.
Pak ditë më parë në 28 Qershor 2024 Edlira Bode e SUT të cilën Edi Rama nuk e ka shkarkuar nga detyra edhe pse KLSh në raportin e auditimit 2023 ka lëshuar masën disiplinore ndërprerjen e mënjëhershme të marrëdhënies së punës për të, zhvilloi procedurën me negocim pa shpallje me objekt: “Kryerjen e shërbimit të lavanderisë për nevoja emergjente”, fondi 275 mijë euro.
Për këtë procedurë mori pjesë vetëm 1 ofertues i cili u shpall edhe fitues me 98.9% të fondit limit, konkretisht operatori ekonomik SANITARY CLEANING shpk që
sipas open data vetëm nga v.2019- deri v.2024 ka përfituar 57 pagesa kundrejt vlerës 2.3 milion euro përfshirë edhe SUT 4 pagesa për të njëjtin objekt kontrate.
Kompania SANITARY CLEANING shpk është themeluar nga Fatos Deliu në v.2014 si pronar i vetëm.
Fatos Deliu ka qenë pronar themelues edhe i shoqërisë Eco Riciklim shpk deri 2018, me pronar djalin e nëndrejtoreshës së QSUT znj.Strakosha, i cili vijon me kontratat publike pa u shqetësuar.
Në Maj 2018 F. Deliu shet 60% të kuotave të kapitalit të SANITARY CLEANING shpk tek kompania hollandeze Berinv B.V përfaqësuar nga Tamara Alexandra Eleonora Ëingelaar. Sipas mediave kjo zonjë ka mbajtur në 2018-n detyrën e drejtores ekzekutive të kompanisë “AB Laboratory Solutions”, që ka një tjetër koncesion në shëndetësi, atë të laboratorëve me vlerë 120 mln euro. Ajo është larguar nga kjo detyrë më 21 qershor 2018, duke i lënë vendin Konstantinos Karathanos. Personi me të njëjtin mbiemër Janis Karathanon, është pjesë e pronësisë së koncesionit të laboratorëve me kompanitë Labopharma dhe AB Laboratory Solutions.
Në Korrik 2018 F. Deliu largohet nga ortakëria duke shitur 40% të kuotave në favor të shoqërisë italiane “Servizi Italia s.p.a”. Kjo kompani është pjesë e koncesionit të sterilizimit kontratë e vitit 2015 me vlerë fillestare 11 milionë euro.
Në Korrik 2018 F. Deliu largohet nga ortakëria duke shitur 40% të kuotave në favor të shoqërisë italiane “Servizi Italia s.p.a”. Kjo kompani është pjesë e koncesionit të sterilizimit kontratë e vitit 2015 me vlerë fillestare 11 milionë euro.
Në Dhjetor 2023 Fatos Deliu shet kuotat në favor të shoqërisë “Amphora Holding” me pronare shtetasen A.J.
Dhe po në të njëjtën datë 29 Dhjetor 2023 ortaku tjetër Berinv B.V shet kuotat në favor të shoqërisë “Videl” shpk me pronare shtetasen e njëjtë si më lart me inicialet A.J.
Pronarët aktualë të Sanitary Cleaning shpk janë :
Shtetasi B.J 20% të kuotave;
Amphora Holding 20% të kuotave, me pronare shtetasen A.J dhe
VIDEL shpk 60% të kuotave me pronare shtetasen A.J më lart.
Kjo rrjetë merimangash në ndryshime ortakërie nuk ka mundur të mbulojë përfituesit fundorë të cilët lidhen me kontratat më të majme të tenderave në shëndetësi, gjithashtu të koncesioneve e kontratave të drejtpërdrejta.
Ku është drejtësia këtu…çfarë po pret akoma…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co