Një tjetër shfaqje e madhe e forcës nga liderët e kampionatit, Napoli, i cili mposhti me përmbysje Juventusin, duke konfirmuar veten në vendin e parë. Pas ndeshjes, Antonio Konte nuk kishte si të mos shfaqej i lumtur.
“Një paraqitje e shkëlqyer kundër një ekipi të madh, të pamposhtur dhe me një skuadër të shkëlqyer. Kjo duhet të na japë kënaqësi të madhe, puna shpërblehet dhe ky është një grup djemsh që mund të kapërcejë edhe vështirësitë e periudhës së fundit. E gjitha falë forcës së grupit, e asaj që bëhet çdo ditë që është e rëndësishme.
Ne po punojmë shumë dhe jam me fat që kam një grup djemsh që besojnë verbërisht. Fitoret kundër Atalantës dhe Juves sigurisht që na japin forcë dhe vetëvlerësim. Vjet ne kishim një hendek të madh me skuadrat e kreut, ndërsa tani jemi ne që kemi fituar një epërsi të konsiderueshme ndaj ekipeve të tjera. Kur je Inter, Milan dhe Juventus duhet të fitosh sepse historia e klubit flet vetë”, tha ndër të tjera trajneri i Napolit, Antonio Konte.
PANORAMASPORT.AL