Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Me 106 vota pro 2 kundër dhe asnjë abstenim, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Si çdo nismë, ligj dhe reformë, jo të gjitha palët i la të kënaqura. Reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës.
Vullnetin tyre kundër projektligjit të Kodit Zgjedhor e shprehën Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula.
Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Ăollaku ishin ndĂ«r zĂ«rat kritikĂ«. Mes tyre kishte edhe nga ata qĂ« e quajtĂ«n pazar mes mazhorancĂ«s dhe opozitĂ«s Kodin e Ri Zgjedhor.
Listat 1/3 e mbyllur, 2/3 e hapur
Kështu, në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre pa u detyruar që të jenë fizikisht në Shqipëri.
Në seancën e fundit plenare për këtë sesion u miratua dakordësimi mes mazhorancës dhe opozitës për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.
PS dhe PD parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.
Voton diaspora
Sa i pĂ«rket votĂ«s sĂ« emigrantĂ«ve, KQZ drejton, mbikĂ«qyr dhe Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r procesin pĂ«r pĂ«rgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin. Ădo ent tjetĂ«r shtetĂ«ror ose privat qĂ« pĂ«rfshihet nĂ« kĂ«tĂ« proces janĂ« tĂ« detyruar tĂ« zbatojnĂ« rregullat e pĂ«rcaktuara nĂ« kĂ«tĂ« Kod dhe nĂ« aktet nĂ«nligjore qĂ« miraton KQZ-ja nĂ« zbatim tĂ« tij.
Pragu elektoral
Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.
Votim elektronik në 5 qarqe?
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, në 5 qarqe pritet të implementohet votimi elektronik. Kjo u paralajmërua nga bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co