
Sot Milani do të luajë në transfertën e Leçes prej orës 18:00. Ky takim në Seria A është vendimtar për trajnerin Konseisao, që rrezikon shkarkimin.
Portugezi u tradhtua nga zëdhënësi i tij, që foli kundër klubit dhe lojtarëve. Dhe pse Empis firmosi largimin, ujërat janë trazuar më shumë për Konseisaon.
Nuk do të pritej fundi i sezonit, nëse Milani nuk kthehet te rezultatet pozitive. Dhe alternativa brenda klubit është gati.
Bëhet fjalë për Mauro Tasotin. Ky i fundit ka mbi 36 vite eksperiencë te kuqezinjtë ku e nisi fillimisht si lojtar.
PANORAMASPORT.AL