
Analisti Artan Hoxha u shpreh në emisionin “Open” në News24, duke komentuar Kongresin e PS-së dhe ndryshimet në Qeveri, se jemi në kushtet kur çdo sukses i pretenduar është arritur në sajë të Edi Ramës.
Hoxha tha se nga analiza e jashtme, duke parë mungesë të theksuar demokracie, Edi Rama e tha qartë se nuk ka pasonjës, sikundrë pretendohej.
“Përsa kohë ai do të jetë atje nuk do të ketë pasonjës. Ndryshimet në Qeveri janë alla Edi Rama, nuk e dinë as ata që shkarkohen, dhe as ata që emërohen.
[embedded content]
U pretendua nga disa kolegë analistë që ja ku e keni qeverinë teknike që kërkon Partia Demokratike.
Por ata që u emëruan janë ndoshta më politikë se sa ata që janë në politikë. Karriera e tyre politike është më e vonshme, na krijohet përshtypja që iku Taulant Balla dhe na erdhi Ervin Hoxha. Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar në Qeveri”, tha Hoxha.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co