Kompanitë e basteve kuotojnë për humbjen e Shqipërisë kundër çekëve, shanset janë në favorin e “miqëve të pakëndshëm”

kompanite e basteve kuotojne per humbjen e shqiperise kunder cekeve shanset jane ne favorin e miqeve te pakendshem
kompanite e basteve kuotojne per humbjen e shqiperise kunder cekeve shanset jane ne favorin e miqeve te pakendshem

Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e së shtunës kundër çekëve. Një ndeshje kjo që pritet me interes të lartë pasi është një finale për të dy Kombëtaret, sa i përket misionit të vendit të parë.

Për më tepër, ky rivalitet është i ndezur edhe nga e kaluara. Cekët nuk e kishin harruar atë humbje që Shqipëria i shkaktoi në kualifikueset e Europianit dhe në ndeshjen e fundit që zhvilluam, festuan para syve të kuqezinjëve tanë.

Por edhe në aspektin e tifozerive, situata nuk është aspak e mirë. Sa i përket shanseve për të fituar, kompanitë e basteve i japin një favorizim të lehtë kundërshtarit të Shqipërisë. Kështu fitorja e Kombëtares tonë kuotohet me 3.25, barazimi me 3.25 dhe fitorja e miqëve me 2.20.

Nuk është hera e parë që shifrat flasin në favorin e kundërshtarit dhe Shqipëria arrin të fitojë, veçanërisht në kohën e Silvinjos, urojmë që kjo të ndodh edhe këtë herë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →