“Komisioni i Reformës zgjedhore pseuproblem”, Lubonja: Të gjithë po luftojnë për pazar! Problemi më i madh që ka Shqipëria është…

komisioni i reformes zgjedhore pseuproblem lubonja te gjithe po luftojne per pazar problemi me i madh qe ka shqiperia eshte
komisioni i reformes zgjedhore pseuproblem lubonja te gjithe po luftojne per pazar problemi me i madh qe ka shqiperia eshte

Duke komentuar situatën më të fundit të politike në vend, analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, theksoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore është pseuproblem dhe se problemi i vetëm është ndryshimi i sistemit zgjedhor që heq koalicionet zgjedhore.

“Për mendimin tim, sidomos kjo çështja e komisionit zgjedhor, është një pseudoproblem dhe vetë fakti që ngrihet si çështja më e madhe që ka Shqipëria sot për mua tregon një luftë në pazar se kush mund të marrë ndonjë çikërrimë më shumë. Ai që e drejton pazarin dhe jep thërrimet është Edi Rama për të gjitha palët. Kemi një ligj problematik por e keqja nuk është ai ligj. Me atë ligj, Shqipëria ka pasur rrotacion, ndërsa sot nuk ka më rrotacion dhe nëse Basha do të kishte ndonjë ndjeshmëri politike për Shqipërinë dhe jo veten, e para punës anulimi i atij ndryshimi që bëri Edi Rama në mënyrë të njëanshme për heqjen e koalicioneve.

[embedded content]

Është gjëja më normale të krijohet një koalicion, partitë varësisht nga meritat kanë përqindjet e tyre që ndryshojnë. Nëse Shqipëria ka një problem politikisht që kërkon ta zgjidhë me zgjedhje dhe këtu kam pikëpyetjet e mia. Nëse mendohet se mund të zgjidhet me zgjedhje është mundësia që të bashkohet e gjithë opozita për ta rrëzuar. Duhet ndryshuar ky ligj. Absolutisht nuk bëjnë fjalë për këtë se kanë hallin për të marrë ndonjë votë në Parlament.

E gjitha kjo është një shmangie nga problemi real që ka Shqipëria. Sot pashë një lajm që ishte vendi i parë në botë në kërkesat për azil në Evropë. Mendoni se në çfarë vendi jemi. Kjo është një ikje nga të gjitha problemet që ka Shqipëria dhe tregon një paaftësi të opozitës”, theksoi Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →