Komisionet Hetimore, Grupi Parlamentar i PD-se, ankimon ligjin ne Gjykate Kushtetuese

komisionet hetimore grupi parlamentar i pd se ankimon ligjin ne gjykate kushtetuese
komisionet hetimore grupi parlamentar i pd se ankimon ligjin ne gjykate kushtetuese

TIRANË – 33 deputetĂ« tĂ« opozitĂ«s sĂ« vendit kanĂ« kĂ«rkuar nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese shfuqizimin e ligjit pĂ«r Komisionet Hetimore, qĂ« u miratua nĂ« muajin dhjetor nĂ« parlament.  Deputetja demokrate Dhurata Çupi deklaroi se me kĂ«tĂ« ligj, maxhoranca synon qĂ« tĂ« privojĂ« opozitĂ«n nga e drejta pĂ«r tĂ« kontrolluar qeverinĂ«. Çupi u shpreh se Ă«shtĂ« kĂ«rkuar gjithashtu edhe pezullimi i ligjit, deri nĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar.

Dhurata Çupi: NĂ« emĂ«r tĂ« grupit parlamentar tĂ« PD, me disa kolegĂ« deputetĂ« tĂ« Komisionit tĂ« Ligjeve, sapo kemi depozituar kĂ«rkesĂ«n pranĂ« Kushtetueses, pĂ«r tĂ« shfuqizuar ligjin pĂ«r Komisionet Hetimore. Si masĂ« paraprake, kemi kĂ«rkuar edhe pezullimin e ligjit, derisa tĂ« shqyrtohet nga GJK. TashmĂ« opinioni publik Ă«shtĂ« nĂ« dijeni. Opozita ka depozituar rreth 8 kĂ«rkesa pĂ«r ngritjen e Komisioneve Parlamentare Hetimore, si instrumente kryesore tĂ« pakicĂ«s parlamentare ose tĂ« opozitĂ«s nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, si instrumenti kryesor pĂ«r tĂ« kontrolluar pushtetin ekzekutiv dhe sigurisht pĂ«r tĂ« balancuar pushtetet.

Ju e dini se opozita tani është në një marrëdhënie të kufizuar me Kuvendin, pikërisht për shkak se maxhoranca nuk ka miratuar 8 kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore, si dhe ka gjetur instrumentin tjetër, që në emër të maxhorancës, të miratojë ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Duhet thënë se është një ligj që është miratuar më 2000 me konsensus të të gjitha palëve. Tashmë e ndryshojnë këtë ligj e duke kthyer edhe ligjin për Komisionet Hetimore në dorë të maxhorancës. Maxhoranca vendos se kur do i ngrejë Komisionet Hetimore, nëse do i ngrejë apo jo Komisionet Hetimore, maxhoranca vendos sesi do të funksionojë Komisioni Hetimor, maxhoranca gjithashtu me numrin e kartonave vendos se cilët dëshmitarë do vijnë, cilat prova do merren, pra është totalisht një ligj antikushtetues. Kujtoj se ka një praktikë të GJK sa i takon ngritjes të Komisioneve Hetimore dhe dhënies të së drejtës të pakicës për Komisionet Hetimore. Kjo rrugë e gjetur e maxhorancës për të jusitifikuar rrëzimin e kërkesave për Komisionet Hetimore të opozitës, është rrugë që të çon askund. I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që të jetë në lartësinë e duhur dhe integritetit që ka ky institucion. Ju kujtoj anëtarëve të GJK se nuk janë strukturë e PS-së.

5 arsyet pse ligji sipas deputetëve të opozitës është antikushtetues:

  1. NĂ« ligjin e miratuar nga socialistĂ«t nuk gjejnĂ« reflektim qĂ«ndrimet e konsoliduara tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, ku theksohet se Kuvendi, nĂ« rast se kĂ«rkohet ngritja e njĂ« komisioni parlamentar nga njĂ« e katĂ«rta e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit, ka detyrimin qĂ« tĂ« mos ia nĂ«nshtrojĂ« debatit parlamentar, por vetĂ«m tĂ« diskutojĂ« lidhur me shkallĂ«n e respektimit tĂ« parimeve kushtetuese nĂ« objektin e veprimtarisĂ« sĂ« tij. Dhe nĂ« rast se shumica parlamentare ngre pretendime lidhur me mosrespektimin e parimeve kushtetuese, ajo ka tĂ« drejtĂ« t’i propozojĂ« pakicĂ«s formulime alternative, deri nĂ« arritjen e njĂ« konsensusi. MegjithatĂ«, kĂ«to propozime alternative nuk mund tĂ« jenĂ« tĂ« atilla sa tĂ« reduktojnĂ« objektin e hetimit deri nĂ« atĂ« masĂ« sa t’ia pamundĂ«sojĂ« komisionit kryerjen e veprimtarisĂ« sĂ« tij.
  2. Mungesa e parashikimeve që shprehin qartë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare kur kërkohet nga numri i përcaktuar në Kushtetutë i deputetëve, si dhe propozimi i formulimeve alternative lidhur me objektin e veprimtarisë nëse vlerësohet se cënohen parime a standarde kushtetuese, i jep mundësi mazhorancës që të vlerësojë në diskrecionin e saj përmbushjen ose jo të këtyre parimeve dhe pa bërë ndonjë përpjekje për të gjetur konsensus, të vendosë rrëzimin e kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore. Praktikisht, nga mënyra e formulimit të dispozitave të sipërcituara, ngritja ose jo e një komisioni hetimor është tërësisht në diskrecionin dhe interpretimin e mazhorancës. Kushtetutbërësi ka pasur për qëllim të shmangë pikërisht këtë lloj diskrecioni, i cili praktikisht e zhën këtë mekanizëm kontrolli që ka opozita në një shtet demokratik.
  3. Ligji vjen në kundërshtim me një prej qëllimeve kryesore që ka ngritja e një komisioni hetimor të Kuvendit. Konkretisht, komisionet hetimore ngrihen me qëllim njohjen dhe verifikimin e një fenomeni, një ngjarjeje ose një veprimtarie të caktuar. Pra, në thelb të veprimtarisë së komisioneve hetimore qëndron transparenca për median, opinionin publik dhe qytetarët. Shtimi i rasteve të zhvillimit të mbledhjeve me dyer të mbyllura, disa prej tyre mjaft evazive dhe që lënë vend për interpretim të gjërë, vetëm me votat e mazhorancës, vjen në kundërshtim me parimin e transparencës. Kjo pasi, rast pas rasti, anëtarët e mazhorancës do të vlerësojnë kur duhet të bëhet transparencë për aspekte të caktuara të veprimtarisë së komisionit dhe në cilat raste do të veprohet në mungesë transparence.
  4. Ndryshe nga përcaktimi aktual që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve bëhet nga çdo anëtar i komisionit dhe pranohet pa votim, në ligjin e ndryshuar parashikohet që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve të kryhet me vendim të shumicës. Praktikisht, nëpërmjet kësaj dispozite synohet të sanksionohet që provat që do të merren dhe dëshmitarët që thirren të jenë tërësisht në vullnetin e mazhorancës, e cila ka edhe numrin më të madh të anëtarëve në komision. Pra, do të jetë mazhoranca që do të vlerësojë nëse një provë duhet të merret ose jo, apo nëse një dëshmitar duhet të thirret ose jo. Në fakt, një mekanizëm i tillë do ta zhbënte të drejtën e pakicës parlamentare për kryerjen e një hetimi efektiv, pasi të dhënat dhe dëshmitë që do të administroheshin nga komisioni do të ishin tërësisht në diskrecionin e mazhorancës.
  5. Marrja e një autorizimi nga prokuroria ose gjykata është e paprecedentë në asnjë shtet të së drejtës apo shoqëri demokratike, edhe në kontekstin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ashtu siç është shprehur Gjykata Kushtetuese në mënyrë të përsëritur ekzistenca e një procesi penal nuk përbën pengesë për veprimtarinë hetimore të Kuvendit, në kushtet kur qëllimet që ndjekin janë të ndryshme. Nga ana tjetër, dhënia e të drejtës dëshmitarit për të refuzuar përgjigjen në çdo rast që ai vlerëson se vetë apo persona të lidhur me të mund të ekspozohen ndaj hetimeve, mund të përdoret si taktikë nga dëshmitarët apo mbrojtësit e tyre për të refuzuar transparencën dhe llogaridhënien në raport me komisionin hetimor.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →