
Një tjetër rrëshqitje nga Milani, dhe tani ndjekja e zonës së Ligës së Kampioneve bëhet pothuajse e pamundur. Përfundim i pabesueshëm, sepse Lacio fitoi me një goditje në kohën shtesë, por thelbi është gjithmonë i njëjtë: kuqezinjtë nuk janë një ekip dhe nuk ka kuptim të bëhen lojëra fjalësh.
Tifozët kuqezi kontestojnë prej kohësh, duke treguar gjithë pakënaqësinë e tyre për një sezon që ka qenë i pakët me gëzime deri më tani. Ai i së dielës ishte dështimi i njëmbëdhjetë sezonal i Milanit. Ajo që më befasoi, duke parë Milanin, ishte se kishte shumë rrëmujë, një furi e ekzagjeruar që solli një zhvillim të kaotik të manovrës. Herë kuqezinjtë përshpejtonin, herë e ngadalësonin, por pa u futur në një plan të qartë taktik. Ndaj Lacios, nga ana e “Djallit”, pati shumë hezitime, ndërsa në anën tjetër, atë laciale, pashë një grup që ka njohuri të shkëlqyera dhe di të pozicionohet në fushë.
Rafael Leao bëri dy gjëra të mira, ai meriton përgëzime për këtë, por a mjaftojnë dy gjëra në një ndeshje? Me sa e njoh futbollin, më duken pak. Dhe gjithsesi, sidomos në nivel mbrojtës, nuk e vura re rendin e nevojshëm për të përballuar sulmet kundërshtare. Tani, duke marrë parasysh kushtet aktuale të kuqezinjve, më duket e vështirë që ata të mund të kthehen në garë për një vend në zonën e Champions. Problemi është se, duke luajtur kështu, klubi humb sharmin, mërzit publikun, krijon polemika që nuk janë të mira për të ardhmen.
Mbetem i bindur se gjithçka varet nga vendimet e marra në verë, gjatë merkatos. Vendime që i kam konsideruar gjithmonë të gabuara, sepse u angazhua një trajner (Paulo Fonseka) që nuk kishte besimin e plotë të drejtuesve dhe sepse u blenë lojtarë që nuk ishin funksionalë me planin e tij të lojës. Në kushte të tilla, është e vështirë të bësh mirë. Edhe Konseisao trashëgoi një ekip që nuk e kishte ndërtuar vetë dhe që deri më tani nuk ka arritur t’i japë stilin e tij.
PANORAMASPORT.AL