Kolo Muani ul në stol Vlahoviçin dhe shpëton Juventusin nga turpi, bardhezinjtë fitojnë në fund ndaj Komos

kolo muani ul ne stol vlahovicin dhe shpeton juventusin nga turpi bardhezinjte fitojne ne fund ndaj komos
kolo muani ul ne stol vlahovicin dhe shpeton juventusin nga turpi bardhezinjte fitojne ne fund ndaj komos

Juventusi ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme falë Kolo Muanisë. Futbollisti francez ka ulur në stol Vlahoviçin që nga momenti kur ka shkelur në Torino. Sulmuesi e ka shpërblyer me gola besimin e Tiago Motës, teksa me dopietën e sotme arrin kuotën e 5 golave në 3 ndeshje me bardhezinjtë.

Kolo Muani tundi rrjetën në minutën e 34-t, por pak përpara se të përfundonte pjesa e parë e lojës Diao ktheu sërish baraspeshën. Komo ia bëri të vështirë ndeshjen “zonjës së vjetër”, e cila mori tre pikët falë golit të shënuar në minutën e 89 të takimit. Ishte sërish Kolo Muani ai që e dërgoi topin pas shpinës së portierit, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →