Një bandë kriminale shqiptare kontrabandoi kokainë me vlerë 10.5 milionë euro nga Meksika në Irlandë, zbulon Irish Sun. Por rrjeti i tyre i shpërndarjes tani është shkatërruar pasi droga u kap në portin e Dublinit.
Asnjë arrestim nuk është bërë, por hetimi i madh është në vazhdim. Hetuesit besojnë se banda po bashkëpunon ngushtë me ato meksikane të narkotikëve.
Autoritetet irlandeze po bashkëpunojnë me partnerët e tyre ndërkombëtarë në operacionin transnacional të trafikut të drogës. Kokaina vinte nga Kolumbia, u transmetua përmes Meksikës dhe ishte e destinuar për në tregun evropian.
Besohet gjithashtu se një pjesë e sasisë mund të kenë qenë të destinuara për tregun irlandez. Një burim tha: “Kokaina i përkiste një bande kriminale shqiptare që vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me bandat irlandeze. Ata kishin lidhje në Meksikë, duke krijuar kushtet për kalimin e dërgesës në Irlandë”.
Rruga e kontrabandës që ata kishin përdorur tani është zbuluar pas kësaj sekuestroje. Sekuestrimi e çon sasinë e drogës së kapur në Irlandë javën e fundit në 33 milionë euro.
Ajo vjen pasi 104 kg kokainë e dyshuar, që mendohet se vlen mbi 7.2 milionë euro, u morën në Rosslare Europort në fundjavë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co