Etrit Berisha është që nga fillimi i këtij muaj një futbollist i lirë, pasi përfundoi kontratën që kishte me klubin e Empolit. Prej kohësh, gardiani kuqezi është në kërkim të një sistemimi të ri, të cilin nuk e ka gjetur ende.
Prej disa ditësh në fakt ai raportohet se është në bisedime me klubin e Specias, që kërkon një portier me eksperiencë që ta ndihmojë për të tentuar kthimin në elitë. Por mediat italiane raportojnë se negociatat janë në vendnumëro, edhe pse Berisha është opsioni i parë i këtij klubi.
Shkak bëhen kërkesat ekonomike të portierit shqiptar, që te Specia i vlerësojnë si të larta, Kjo gjë ka bërë që të mos ketë një tjetër hap para në bisedime me të për momentin, duke lënë portierin ende në kërkim të një destinacioni për të ardhmen e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co