Dashuria” e Tomas Myler për kafshët nuk njeh kufi. Ai, para pak ditësh, publikoi në rrjete sociale një moment kur puthte pelën e tij, ndërsa ka në pronës një fermë të madhe dhe në pronësi të tij ka numër të konsiderueshëm kuajsh. Lojtari 34-vjeçar ka një tjetër “dashuri” në fushën e blertë, që përkon me “gjelat” e Didië Deshmap. Myler kërkon të zgjasë kalvarin e rekordeve kundër Francës, e ku duelet mes tyre janë bërë të zakonshme. Ja statistikat domethënëse të futbollistit me numër 13 te “pancerat” kundër përfaqësues franceze.
SHIFRAT – ” Maestro Myler” është i vetmi nga legjendat e Gjermanisë i inkuadruar përballë “gjelave” në 9 raste. Precedenti i fundit është ai i muajt shtator të vitit 2023, e përfunduar me suksesin e 4 herë kampionëve të Botës. Tomas Myler zhbllokoi rezultatin për të tijtë. Po ashtu, protagonisti në fjalë, së bashku me Hans-Peter Brigel, Karlhainc Forster dhe Toni Shumaker numërojnë numrin më të lartë të fitoreve kundrejt rivalit të sotëm, me nga tri të tilla. Nëse “rekordmeni” i Bajern Mynih aktivizohet në fushë dhe ekipi merr fitoren, atëherë do të ngjitet i vetëm në krye të lojtarëve që kanë triumfuar ndaj francezëve.
SHËNUESIT-Myler e ka hedhur hapin e parë te kombëtarja si profesionist në vitin 2010 dhe prej kësaj etape numëron 126 prezenca. Kuota e golave rezulton 45, dy më pak nga ndjekësit më të afërt, specifikisht Rudi Fëler dhe Jyrgen Klinsman (47 finalizime). Mirsolav Kloze mban rekordin në spektrin e golave të përgjithshëm te Gjermania, 71 konkretizime në distancën e 137 prezencave. Legjenda e gjallë e Bajernit e ka kryer debutimin në urdhrat e trajnerit Joakim Lëv, konkretisht në moshën 20-vjeç, 5 muaj e 18 ditë. Ai është në kërkim të shansit të fundit për të varur në qafë medaljen e fituesit në Kampionatet Europiane.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co