Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria.
Dyshohet se i riu banues në Cërrik është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co