“Kishte filluar të ndikonte në tru”, djali i Wendy Williams zbulon detajin rreth diagnozave të saj

kishte filluar te ndikonte ne tru djali i wendy williams zbulon detajin rreth diagnozave te saj
kishte filluar te ndikonte ne tru djali i wendy williams zbulon detajin rreth diagnozave te saj

Djali i Wendy Williams zbuloi se demenca e nënës së tij është ndikuar nga alkoolizmi i saj.

Kevin Hunter Jr. shpjegoi në dokumentarin me dy pjesë të Lifetime “Where Is Wendy Williams?” se alkooli ka ndikuar negativisht në “mendjen dhe trurin” e ish-prezantueses së emisionit ditor.

“Kishte filluar të ndikonte në tru”, djali i Wendy

“Isha në gjendje të mësoja vërtet më shumë për gjërat që po ndodhin brenda nënës time”, tha 23-vjeçari. “Mjekët thanë se për shkak se ajo po pinte shumë, kishte filluar të ndikonte në mendjen dhe trurin e saj. Pra, mendoj se ata thanë se u shkaktua nga alkooli.”

59-vjeçarja mësoi në vitin 2019 se kishte pësuar dëmtim në tru, por diagnozën e demencës dhe aphasia e mori në vitin 2023.

“Kishte filluar të ndikonte në tru”, djali i Wendy

Mbesa e saj tha se e mësoi diagnozën në vitin 2022, por dyshimet e para i pati në momentin kur tezja e saj harronte gjëra. “Pasi kalova kohë me të në gjendjen që është tani, kuptova që gjërat nuk janë normale. Të thyen zemrën”, u shpreh ajo.

Finnie shtoi se humbja e nënës dhe divorci ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së prezantueses.

“Kishte filluar të ndikonte në tru”, djali i Wendy

Në një deklaratë të ekipit mjekësor, thuhet se demenca e saj ka shfaqur pengesa të dukshme, por Williams është ende e aftë që të bëjë vetë shumë gjëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →