Kishin mbetur të bllokuar në Lëpushë, dy turistët belgë shpëtohen nga policia

kishin mbetur te bllokuar ne lepushe dy turistet belge shpetohen nga policia
kishin mbetur te bllokuar ne lepushe dy turistet belge shpetohen nga policia

Dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar te Liqeni i Shtrazës, si pasojë e problemeve shëndetësore gjatë eksplorimit, janë ndihmuar nga Policia e Shtetit.

Operacioni për lokalizimin dhe dhënien ndihmë 2 turistëve në terrenin e vështirë malor, zgjati 4 orë dhe u krye nga SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze.

“Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi), kanë organizuar punën për të gjetur dhe ndihmuar turistët.

[embedded content]

Pas 4 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë malor, ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë asistencë mjekësore.

2 turistët janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falenderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar”, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →