
Kim Kardashian postoi foto të reja zbuluese të saj në rrjetet sociale në orët e para të së martës.
Personazhi televiziv ka postuar në profilin e saj në Instagram për 364 milionë ndjekës, foto duke pozuar me një fund mini, të cilin e ka shoqëruar me bluzë bikini dhe çizme të zeza.
Komentet e urrejtjes (komentet e kritikëve të saj) morën flakë dhe këtë herë dhe personazhi televiziv nuk u vu në shënjestër vetëm për filtrat që përdor apo “shpërfytyrimin” e saj nga operacionet plastike.
Shumë kanë komentuar se fytyra e saj duket e plakur dhe duket sikur është 50 vjeç. Të tjerë i shkruanin se rrobat që ajo vesh janë për një vajzë adoleshente dhe jo për një grua 43-vjeçare si ajo.
Pak orë pas publikimit, Kim Kardashian ka çaktivizuar mundësinë e ndjekësve të saj për të komentuar fotot.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co