KFOR: Mjete të përkohshme shtesë në urën e Ibrit për qëllime trajnimi

kfor mjete te perkohshme shtese ne uren e ibrit per qellime trajnimi





































Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mjete shtesë, që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të tij, janë duke u vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

kkkkk

KFOR-i i bëri komentet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se përse të shtunën kishte forca të shtuara të misionit në këtë urë.

“Dislokimet e tilla shtesë janë pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i bën për t’i testuar procedurat e tij dhe për t’i ruajtur standardet më të larta operacionale”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

KFOR-i ka prani të përhershme në urën kryesore të Ibrit, që e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun e banuar me shumicë serbe.

Por, mëngjesin e së shtunës, atje u pa prani më e madhe e forcave dhe autoblindave.

Në orët e pasdites, disa prej tyre u tërhoqën.

Ky zhvillim erdhi një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën disa institucione paralele serbe në veri, për të cilat thanë se funksiononin nën udhëheqjen e Serbisë dhe si të tilla cenonin kushtetutshmërinë e vendit.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera reaguan, duke thënë se ky veprim ishte “i pakoordinuar” me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.

Ngjashëm shprehu zhgënjim edhe NATO-ja, e cila, përmes zëdhënëses Farah Dakhlallah, tha se aksionet nuk ishin të koordinuara me KFOR-in, “pavarësisht premtimeve të përsëritura se do të bëhet një gjë e tillë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është “i shqetësuar me dhunën” dhe për “shkeljen e përsëritur të të drejtave të serbëve”.

Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës është duke paralajmëruar edhe për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e makinave.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar që të përmbahet prej një veprimi të tillë në këto momente.

Në deklaratën dhënë REL-it, KFOR-i tha se “po e monitoron situatën e sigurisë në veri” dhe se “mbetet vigjilent”./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →