Këtë herë nuk ka kthim pas, Cardi B kërkon divorcin nga Offset

kete here nuk ka kthim pas cardi b kerkon divorcin nga offset
kete here nuk ka kthim pas cardi b kerkon divorcin nga offset

Cardi B thuhet se ka vendosur të largohet përgjithmonë nga Offset pasi ka bërë kërkesë për divorc dhe burimet thonë se këtë herë nuk ka kthim pas.

Burime pranë tyre konfirmuan për Page Six se reperja po ndahet me partnerin e saj, i cili është akuzuar shpesh për tradhti. Megjithatë, një burim i tha gazetës se thashethemet për tradhti nuk ishin pika e thyerjes së çiftit që në të kaluarën është ndarë dhe ribashkuar disa herë.

Ata janë zhvilluar veçmas. Kjo është ajo që e shtyu atë drejt këtij vendimi më shumë se çdo gjë tjetër,” tha burimi. “Kjo është diçka që ajo dëshiron të bëjë. Nuk është diçka që ka ndodhur brenda natës… Ata të dy kanë qenë në të njëjtën mendje. Nuk kishte rezistencë. Ata janë ndarë dhe kjo ndjenjë është bërë më e fortë me kalimin e kohës. Është bërë e pashmangshme.”

Pavarësisht mohimeve të forta të reperit për tradhtinë, ai së fundmi u fotografua me një grua që thuhej se ishte e dashura e tij në të kaluarën.

Sidoqoftë, burimi i brendshëm theksoi se prioriteti kryesor i Cardi B është “marrja e kujdestarisë kryesore” të fëmijëve të saj pas thashethemeve se ajo është në pritje të një fëmije të tretë.

Cardi dhe Offset u martuan fshehurazi në vitin 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →