
Nënkryetari socialist i komisionit hetimor për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS, Toni Gogu kërkoi pesë minutash pushim në seancën e pasditen.
Por, pas kësaj kërkese që u pranua nga kreu i komisionit, Ervin Salianji, deputetët e mazhorancës nuk u kthyen më në mbledhje. Seanca e sotme u shoqërua me debate sa i përket miratimit të listës së zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komision.
Për shkak të mungesës së deputetëve të majtë, lista u miratua me shumicë votash në mbledhjen e kaluar, por këtë socialistët e kundërshtuan, duke theksuar se vendimmarrja ishte e njëanshme.
Kërkesa e socialistëve u kundërshtuan nga drejtuesi i komisionit Ervin Salianji me pretendimin se vendim i marrë nuk mund të zhbëhet dhe se nuk ishte faji i tij që deputetët e PS-së mungonin në komision.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co