“Kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim të rolit”/ Aktorja shqiptare flet për vështirësitë e fillimit të karrierës

kerkonin marredhenie seksuale ne kembim te rolit aktorja shqiptare flet per veshtiresite e fillimit te karrieres
kerkonin marredhenie seksuale ne kembim te rolit aktorja shqiptare flet per veshtiresite e fillimit te karrieres

TIRANE

Julia Iliriani ka rrëfyer momentet e vështira në fillimet e karrierës së saj, nga studente deri të përfshirja në aktrim.

Aktorja e njohur ka treguar se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.

E ftuar në ‘S’e luan topi’, ajo pyetet për periudhën e 92-shit dhe se si ka qenë jetesa e saj në konvikt.

“Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar që kur fillova të hedh shtat. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar, çdo gjë ishte e pasigurt”- ka treguar Julia.

Ke thënë se ke humbur disa role?

Julia: Në atë kohë po, nuk e di se çfarë mendonin njerëzit…

Të ofronin një rol, në këmbim të një marrëdhënie me ty?

Julia: Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →