Kërkime nga toka dhe ajri/ Autori i të shtënave me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë në Malësinë e Madhe ende në arrati

kerkime nga toka dhe ajri autori i te shtenave me arme zjarri ndaj efektiveve te policise ne malesine e madhe ende ne arrati




































Personi që qëlloi me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër nuk është arritur që të arrestohet ende.

POLICIA

Një ditë më parë gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në vendin e quajtur Bjeshka e Parus të Malësisë së Madhe, një shtetas ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk u raportuan efektivë të plagosur të policisë së shtetit. Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarje u nisën drejt Bjeshkës së Parus forcat speciale të RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →