Kërkesë klubit, Arda Turan do Hoxhën tek skuadra që drejton në Turqi

kerkese klubit arda turan do hoxhen tek skuadra qe drejton ne turqi
kerkese klubit arda turan do hoxhen tek skuadra qe drejton ne turqi

Sirenat e para ishin nga Italia, me Leçen që shfaqi një interesim për Arbër Hoxhën. Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares shqiptare është pjesë e Dinamo Zagrebit. Me skuadrën kroate, anësori nuk mori shumë minuta në pjesën e parë të sezonit, por për potencialin që ka, ai nuk shihet si një lojtar stoli pavarësisht se në skuadër konkurrenca është e lartë.



Hoxha u afrua nga Slaven Belupo janarin e 2024-s dhe me ndryshimin e stafit teknik, ku në krye ka ardhur një kampion bote si Fabio Kanavaro, ai pretendon që të marrë më shumë minuta. Por, qëndrimi në skuadër nuk është e vetmja alternativë e sulmuesit të krahut, pasi për të një interesim së fundmi është shfaqur edhe nga kampionati turk.

EJUPSOR = Një prej ekipeve të lezetshme të këtij sezoni në kampionatin turk është edhe Ejupspori i cili ka pasur paraqitje të suksesshme nën drejtimin e Arda Turan, ish-futbollistit të njohur që ka arritur të luajë edhe me Barcelonën, por edhe shumë vite me kombëtaren turke. Sipas “Fanatik”, Arbër Hoxha është një dëshirë e vet trajnerit Turan dhe diçka të tillë ia u ka komunikuar drejtuesve të klubit. Tashmë pritet të shihet nëse Ejupspori do të hedhë një hap konkret për të siguruar shërbimet e Hoxhës në merkato.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →