Një anije amerikane me kapacitete bërthamore ka mbërritur në Korenë e Jugut për një stërvitje që përfshin edhe Japoninë, ndërsa ata rritin stërvitjen ushtarake për të përballuar kërcënimet e Koresë së Veriut, të cilat janë përshkallëzuar pas një pakti të sigurisë me Rusinë.
Bëhet e ditur se anija USS Theodore Roosvelt është drejtuar për në Busan, një ditë pasi Koreja e Jugut protestoi ndaj një marrëveshjeje të madhe midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Marrëveshja midis Rusisë dhe Koresë së Veriut premton ndihmën e ndërsjellë në rast lufte.
Gjithashtu, Koreja e Jugut tha se marrëveshja përbën kërcënim për sigurinë e saj dhe paralajmëroi se mund të konsiderojë dërgimin e armëve në Ukrainë për të kundërshtuar pushtimin rus, veprim ky që me siguri do t’i prishë marrëdhëniet e saj me Moskën.
Siç raportohet, pas një takimi më herët në Singapor në mes të shefave të mbrojtjes, SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia, njoftuan stërvitjet Freedom Edge, sipas AP.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co