Kërcënimi ndaj Kurtit, reagon Zyra e Kryeministrit të Kosovës: Në Beograd ka nervozizëm pas mbledhjes së KS

kercenimi ndaj kurtit reagon zyra e kryeministrit te kosoves ne beograd ka nervozizem pas mbledhjes se ks
kercenimi ndaj kurtit reagon zyra e kryeministrit te kosoves ne beograd ka nervozizem pas mbledhjes se ks

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar për mediat në Kosovë pas kërcënimit për eliminimin fizik të Albin Kurtit, duke thënë se këto të fundit kanë lidhje me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.

Kryeziu shtoi se nervozizmi në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →