
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në kohën kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se kurrë më parë.
Kurti u shpreh në një pritje të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë se në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor.
Ai nënvizoi se Irlanda ishte ndër vendet e para që njohu shtetin dhe shtetësinë tonë, qysh dymbëdhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Kurti po ashtu u shpreh mirënjohës ndaj kryeministrit irlandez, Varadkar për mbështetjen e tij të zëshmen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co