“Kemi humbur 2 pikë sot, e meritonim fitoren”! Bledi Shkëmbi duartroket Tiranën: Lojtarët më thanë se ishte një faull para goditjes së këndit, fati i keq…

kemi humbur 2 pike sot e meritonim fitoren bledi shkembi duartroket tiranen lojtaret me thane se ishte nje faull para goditjes se kendit fati i keq
kemi humbur 2 pike sot e meritonim fitoren bledi shkembi duartroket tiranen lojtaret me thane se ishte nje faull para goditjes se kendit fati i keq

Një derbi anormal! Kështu mund të komentohet përballja mes Partizanit dhe Tiranës në ditën e sotme. Para se të fillonte takimi, pati një përplasje mes tifozëve në shkallët e stadiumit. Ndeshja nisi me vonesë, por loja filloi. Pjesa e parë nuk dhuroi spektakël për t’u parë, megjithëse për Tiranën shkoi në rrugën e duhur.

Ernest do të shënonte në minutën e 30 pas një veprimi spektakolar. Ndërkohë pjesa e dytë u luajt e gjitha në minutën e 90. Pas disa reagimeve të shkëlqyera nga portieri i Tiranës, në një goditje këndi, Sembene kërceu më shumë se të gjithë dhe gjeti cepin e rrjetës.

Festa nisi te Partizani për barazimin 1-1, ndërsa disa tifozë hyn në fushë për të festuar me lojtarët. E teksa frika ishte për ndonjë konfrontim të tifozëve të Partizanit me lojtarët e Tiranës, në fakt ndodhi e kundërta. Stafet dhe lojtarët e të dy ekipeve nisën një përplasje me njëri-tjetrin duke e kthyer fushën në arenë dyluftimi. Arbitri akordoi katër kartonë të kuq për Taipin, Markun, Ibrahimin dhe Bytycin, duke bërë që minutat e fundit takimi të luhej i zhbalancuar, 9 kundër 9. Në fund një barazim 1-1, por një derbi i luajtur më shumë me forcë fizike si në mundje se me top. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”:

Shkëmbi: “Nuk më djeg si humbje, duhej ta kishim fituar ndeshjen, kishim momentet tona për ta dërguar në 2-0. Pavarësisht se nuk bëm një lojtar të bukur, bëmë maksimumin e mundësive tona. Jemi të mërzitur për dy pikë që lamë sot, për situatën ku ndodhemi, por duhet të dalim nga kjo situatë ku gjendemi. Duhej të ishim më të qartë pas golit me mënyrën sesi qarkullonim topin. Kemi pësuar atë golin në fund, por duke e parë nga jashtë, ai gol ishte më shumë meritë e kundërshtarit se gabimi ynë. Lojtarët më thanë se para asaj goditje këndi ishte një faull që nuk u dha për ne, më pas erdhi goditja nga këndi dhe u shënua goli. Është dhe pak fati i keq këtu. Kemi bërë shumë mirë sot, kemi luajtur në një stadium që nuk jemi mësuar më parë, ishim më afër dyfishimit të rezultatit, por nuk mjafton vetëm kaq për situatën ku ndodhemi”.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →